UBT

Berisha priti Jahjagën në Durrës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zhvillimet e fundit politike në rajon ishin temë e bisedës në takimin mes kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i zhvilluar të dielën në rezidencën qeveritare në qytetin e Durrësit.

Nga zyra për informim e kryeministrit Berisha bëhet e ditur kreu i ekzekutivit të Shqipërisë ka shprehur kënaqësinë që takohej me presidenten Jahjaja dhe vlerësoi rolin e kontributin e saj në konsolidimin e Republikës së Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Duke diskutuar për zhvillimet nё rajon, Berisha dhe Jahjaga vlerёsuan se progresi i gjithanshëm i Kosovës ka bёrё qё ajo të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti e bashkëpunimi nё rajon.

Eco Higjiena

Në takim u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në të gjithë fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës si interesi jetik i qytetarëve të dy vendeve.

Presidentja Jahjaga i shprehu kryeministrit Berisha ngushёllimet mё tё thella pёr humbjen e jetёve nё aksidentin tragjik nё Himarё, njё ngjarje qё tronditi thellё tё gjithё qytetarёt e Kosovёs. /Telegrafi/