ARKATANA

Berisha pret pasaportën suedeze për Lazion

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

E ardhmja e Etrit Berishës, do të vendoset menjëherë pas miqësores Shqipëri – Armeni, ku 25-vjecari pritet të luajë titullar në formacionin e De Biazi. Mediat Suedeze duke iu referuar një pronocimi të portierit të Kalmarit, sigurojnë se brenda pak ditësh do të mësohet destinacioni i tij i ri, që me shumë mundësi do të jetë në Serinë A.

E ndërsa Kievo pretendon se parakontrata e nënshkruar muaj më parë me Berishën është e rregullt, mediat pranë Lacios sigurojnë që zyrtarizimi i transferimit të futbollistit në Romë është cështje kohë.

Etrit Berisha pritet të marrë pas disa ditësh pasaportën e Suedisë, që do t’i lejonte aktivizimin si komunitar me të gjitha skuadrat europiane.

ARKATANA

Këtë zhvillim pret edhe Lacio, për t’u hedhur në sulmin final për Berishën, i cili ka edhe 6 muaj kontratë me Kalmarin.

Titullari i kombëtares kuqezi është shprehur vazhdimisht që dëshira e tij është që edhe Kalmari të përfitojë dicka nga transferimi i tij në Serinë A, por nëse Lacio vendos të mos shpenzojë për kartonin e tij, atëherë 25-vjecari do të luajë deri në dhjetor në kampionatin suedez.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.