RCCOLA

BERISHA: PËRFAQËSIMI DINJITOZ I RONËS, DHURATË PËR 100-VJETORIN E PAVARËSISË

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha ka uruar Rona Nishliun për vendin e 5-të në Eurovizion duke theksuar se “me interpretimin dhe këngën e saj, ajo arriti të tërheqë fuqishëm vëmendjen e mediave ndërkombëtare, që në natën gjysmëfinale të festivalit”.

“Ju ishit zëri absolut i festivalit, interpretimi më i shkëlqyer, ishit një përfaqësim shumë dinjitoz dhe arritje e madhe për gjithë shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën”, u shpreh Berisha duke e konsideruar këtë përfaqësim dinjitoz si dhuratë për 100-vjetorin e pavarësisë.

Mobi Casa

Nga ana e saj, Nishliu shprehur falënderim “për mbështetjen dhe telefonatën që më bëtë menjëherë pas festivalit, e cila ka qenë befasia më e këndshme, gjë që më bëri të ndihem edhe më krenare për atë që realizova në skenë”.

Berisha i dhuroi këngëtares çelësin Sol, të punuar në filigram me një dedikim të veçantë në shenjë mirënjohjeje ndaj përfaqësimit dinjitoz që I bëri Shqipërisë në Eurovizion.(marre nga Express)