RCCOLA

Berisha “nuk i hanë fjalët” me Preshevën.. Lugina të parët marrin pasaportat shqiptare

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Tiranë – Pas tërheqjes së Tiranës se nuk do të ketë pasaporta e shqiptare për qytetarët e Kosovës, ky zhgënjim nuk vlen edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore. Tirana zyrtare pritet të aktivizojë dhënin e shtetësisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe diasporës , rreth muajit prill, me anë të një akti të posaçëm të Këshillit të Ministrave, njofton korrespondenti i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” nga Tirana, duke ju referuar burimeve të qeverisë shqiptare.

Shqiptarët e Preshevës do të jenë nga të parët që do të përfitojnë nga ky akt, për arsye se si qytetarë të një vendi që i lejohet të udhëtojë pa viza në hapësirën Shengen, nuk ka probleme me Brukselin, siç mund të ketë për qytetarët e Kosovës.

Burime në Ministrinë e Jashtme, i thanë “Presheva Jonë” se ende nuk ka ndonjë të re në lidhje me draftin ë u jep shtetësinë shqiptarëve të diasporës, pasi ky është ende në nivelet e propozimit verbal. Por siç mësohet, ekspertë të ministrisë së Jashtme, konkretisht Drejtorisë së Diasporës dhe asaj të Shtetësisë, po punojnë për hartimin e një drafti, i cili do të duhet ta pajtohet me kriteret e Bashkimit Europian.

Shqiptarët e Preshevës do të përfitojnë të parët, pasi ata shpesh kanë probleme edhe me dokumentet e tyre dhe me regjistrimin nga ana e qeverisë serbe, ndaj gjatë konkretizimit të dhënies së shtetësisë, pritet që burokracia të shkurtohet. Si vende të posaçme për procedurat e aplikimit dhe marrjes së pasaportave, përveçse pikave të gjendjes civile në të gjitha qytetet e Shqipërisë, aplikimi për shtetësinë mund të bëhet edhe në ambasadën shqiptare në Beograd, ndërkohë që pritet të hapet një pikë e posaçme në kufirin e Kosovës me Luginën, si dhe një në qytetin e Kumanovës. Ndërkaq, thuajse në të gjithë kryeqytetet evropiane ku banojnë më shumë shqiptarë, por edhe në qytete të mëdha të tjera në vendet e BE dhe SHBA, pritet të ngrihen pika të aplikimit.

UBT

Propozimi

Në datën 9 janar, Kryeministri Sali Berisha, në përgjigje të shqetësimit të një shtetasi që jeton jashtë vendit së bashku me familjen, ka deklaruar se do të pajisen me pasaporta shqiptare të gjithë shtetasit shqiptarë. “Për interes kombëtar fitojnë të drejtën e shtetësisë shqiptare të gjithë shqiptarët që kanë marrë shtetësi në vendet e Shengenit dhe jetojnë aty dhe vendeve me të cilat kjo zonë nuk ka viza. Kjo do të jepte përgjigjen e duhur për këta njerëz që jetojnë në katër anët e botës me dëshirën e tyre”- tha Berisha. Ai porositi Ministrin e Brendshëm që në formularin e aplikimit të futet edhe kjo alternativë, ndërkohë që të porositet kompania Aleat për degët në Gjermani e Zvicër.

Sipas Berishës, qeveria e shteti duhet të jetë sa më afër qytetarëve të tij tanë. “Kjo është një çështje e rëndësishme, në vend që t’i mbledhim aty ku janë shqiptarët, me ligjin ekzistues të shtetësisë ata humbasin shtetësinë”- tha ai.