Eko Higjiena

Berisha ngjall frikë te kundërshtarët

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, paraqet kërcënim konstant për ekipet kundërshtare. Kështu ka vlerësuar kapiteni i Western Sydney Wanderers, Michael Beauchamp, të enjten. Western Sydney do të përballet të premten (sot) me skuadrën e Berishës, Brisbane Roar, në gjysmëfinale të plejofit të Kampionatit të Australisë në futboll.

Roari është kampion në fuqi, ndërsa Western Sydney ka fituar stinorin e rregullt. Ndeshja luhet në Sydney. “Ne duhet të kujdesemi për Berishën gjatë tërë kohës.

Ai është kundërshtar shumë i papërshtatshëm, kjo është e sigurt”, ka thënë Beauchamp, të enjten, për mediumet australiane. “Ne nuk mund të fokusohemi vetëm në një lojtar, por Berisha definitivisht është një kërcënim”. Berisha edicionin e kaluar udhëhoqi Roarin drejt titullit. Këtë edicion 27-vjeçari ka shënuar 14 gola. “Berisha ka mentalitetin e ndeshjeve të mëdha dhe në të kaluarën ka vendosur ndeshje të tilla.

UBT

Ai jeton për këto ndeshje”, ka thënë trajneri i Brisbane Roar, Mike Mulvey. Pjesë e Western Sydney është sulmuesi tjetër kosovar Labinot Haliti. Haliti ka shënuar pesë herë këtë edicion.

Ai ka regjistruar 17 paraqitje, por vetëm tetë prej tyre si startues. “Jam i kënaqur me kontributin që kam dhënë për klubin. Pa marrë parasysh nëse luaj nga fillimi apo si zëvendësues, e tëra që dua të bëjë është të ndihmojë skuadrën pasi jam pjesë e saj. Brisbane ka individ të mirë, njëjtë si ne”, ka thënë Haliti.