Berisha : Ndihem i pastër si loti

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ata që po dezinformojnë rreth drunjve dekorativ një ditë do të ndihen të turpëruar para qytetarëve. Ndihem i pastër si loti dhe u garantojë gjilanasve se me këtë projekt Gjilani do të duket një qytet më zbukurues dhe më afër Evropës thotë Rexhep Berisha.

Njëri nga projektet më të përfolur dhe më të kritikuara nga ana e opozitës i njohur si “Humanizimi dhe mbjellja e drunjve dekorativ në qytet”, akoma vazhdon të mbetet në agjendën e partive opozitare në Gjilan.

Opozita duke përfshirë këtu LDK dhe VV disa herë ka deklaruar se ka pasur lëshime në këtë projekt ,derisa Vetëvendosje dha edhe vlerësime se ky projekt është shumë i kushtueshëm,përderisa zyrtarët komunal menjëherë reaguan dhe e demantuan idenë e VV për çmim të fryer.

Megjithatë njeriu që më së paku mund të ndihet fajtor është Rexhep Berisha fitues i tenderit në emër të “Qendrës Kopshtare”, me seli në Koretin të Kamenicës, i cili për rajonipress shpalos dhe tregon në detaje për të gjitha procedurat e tenderimit,për të ardhmen e këtij projekti,punët e kryera si dhe për akuzat tejet të pabaza që vijnë nga kampi opozitar.

Berisha i cili merret një kohë të gjatë me mbjelljen e drunjve thotë se janë dhënë shumë shifra nga partitë opozitare rreth këtij tenderi. “E vërteta është se ky projekt ka një vlerë prej 251.493.40 euro dhe pritet të përfundojë më 26.08.2014” . Berisha tha se realisht as 17 % e punëve dhe të pagesave nuk janë kryer nga ky projekt që po bëhet shumë zhurmë.

Sipas tij vlera reale e një druri dekorativ me të gjitha punët finale arrin në 68 euro.”Jam ndier shumë keq kur kam dëgjuar se një dru është blerë për 363 euro. Këto dezinformata vërtet më kanë lënduar. Këto deklarata që vijnë nga Vetëvendosje kanë të vetmin qëllim ,komprometimin e punës së mirë që po zhvillohet në Gjilan” tha ai.

UBT

“Ata që po dezinformojnë rreth drunjve dekorativ një ditë do të ndihen të turpëruar para qytetarëve. Ndihem i pastër si loti dhe u garantojë gjilanasve se me këtë projekt Gjilani do të duket një qytet më zbukurues dhe më afër Evropës” thotë Rexhep Berisha.

Sipas Berishës projekti ka organin mbikëqyrës profesional dhe janë paraparë të mbillen 3693 drunj dekorativë. “Edhe me rastin e parkut të qytetit është quar shumë pluhur,por finalja është pëlqyer nga të gjithë. Andaj i sigurojë gjilanasit që në mënyrën më profesionale do të kryhet ky projekt”.

Berisha tha se drunjtë janë të Italisë mbi 80% dhe 20% vijnë nga Vojvodina.”Nuk e kam të qartë pse atakohet një projekt që synim ka zbukurimin e qytetit”,shtoj Berisha.

Berisha tha se vullnetarisht e ka marrë mirëmbajtjen e fidanëve për një kohë prej dy vitesh. Ndërkohë janë tharë 86 drunj të cilët janë zëvendësuar menjëherë sepse kishim një dimër të egër sqaroj ai.

Për të gjitha këto pakënaqësi dhe akuza nga më të ndryshmet Berisha edhe është ftuar në policin e Gjilanit ku edhe ka dhënë deklaratë.”Jam pyetur nga policët më tepër rreth procedurave të prokurimit dhe asgjë më shumë. Jam i hapur në çdo kohë për ta sqaruar çdo pakënaqësi të grupimeve të çfarëdo lloji. Por një ditë pasi të përfundojë kjo zhurmë sigurisht që edhe unë do tu drejtohem gjykatave e prokurorive për të paditur të gjithë ata që padrejtësisht kanë atakuar këtë projekt”tha Berisha./rajonipress/