FITORJA

Berisha ndërkombëtarëve: 100 vjet më parë na ndatë padrejtësisht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në punimet e Ndërkombëtares së Demokratëve të Qendrës, që u zhvillua në Romë, është shprehur se e gjithë bota duhet të mësojë nga Shqipëria sa i takon tolerancës fetare.

“Unë besoj se kombi im mund të jap shembuj të mirë në një prej çështjeve më të ndjeshme të kësaj kohe”, tha Berisha.

Duke marrë shkas nga protestat në të gjithë botën islame për shkak të filmit “Pafajësia e myslimanëve”, kreu i qeverisë tha: “Imamët në Shqipëri ishin të pakënaqur, por ata i bënë thirrje ndjekësve të tyre, në respekt të profetit të adhuruar Muhamed, të japin gjak për fëmijët talasemik, të sigurojnë libra falas për të rinjtë, për t’i edukuar më mirë”.

ARKATANA

Berisha nënvizoi se Shqipëria sot kryeson institucionin më të vjetër demokratik në Evropë, Këshillin e Evropës dhe motoja është “Të bashkuar në diversitet”, me të cilën do të ndihmojë për afrimin e vendeve arabe me KiE-në.

Kreu theksoi po ashtu se 100 vjet më parë ndërkombëtarët i shkaktuan një dëm të jashtëzakonshëm duke copëtuar territorin e saj.

“Jam krenar që ju drejtohem sot, sepse ky është një vit i veçantë për vendin tim, viti i 100 vjetorit të pavarësisë sonë. Pavarësia e Shqipërisë u shpall 100 vite më parë, por ai ishte gjithashtu një vit vendimesh të tmerrshme për ndarjen më të padrejtë të territoreve shqiptare, që i shkaktuan një humbje të madhe vendit tim: vështirësi, diktaturë, pushtime”, tha kryeministrit shqiptar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.