Mobi Casa

Berisha mposhtet nga Del Piero

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Besart Berisha ka shënuar gol, në humbjen e ekipit të tij Brisbane Roar nga Sydney FC me rezultat 2:1.

Sulmuesi kosovar e ka barazuar rezultatin nga penalltia në minutën e 45-të, pasi më parë, më saktësisht në minutën e gjashtë për vendësit kishte shënuar legjenda italiane Alessandro Del Piero.

Hidromorava

Ndërkaq, golin e fitores për Sydneyn e shënoi Triantis në minutën e 69-të. Pas kësaj humbjeje Brisbane zbriti në pozitën e tetë në kampionatin australian të futbollit, A-League me 21 pikë.

Berisha me shokë do ta kenë përballjen e radhës të mërkurën mbrëma ndaj ekipit tajlandez Buriram United në Ligën e Kampionëve të Azi.