Berisha: Kurrë te Chievo, Lazio primare

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nuk është Chievo, asnjëherë Chievo. Përkundër konfirmimit të klubit nga Verona se Etrit Berisha do të luajë me ta në stinorin e ri në Serie A, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Kështu të paktën deklaroi në një prononcim për Tribuna portieri i Kombëtares shqiptare, Berisha. Ky i fundit u shpreh se ka arritur një paramarrëveshje me Chievon, mirëpo nuk e kompletoi transferimin e tij te skuadra italiane.

UBT

“Nuk jam transferuar te Chievo. Kjo e fundit nuk do të jetë skuadra ime e re. Unë kam biseduar me ta dhe kemi arritur një marrëveshje, mirëpo për ta kompletuar atë duhej të arrihej akordi edhe me skuadrën e Kalmarit. Ata nuk e bënë një gjë të tillë dhe e vendosën lajmin për nënshkrimin me mua. Ajo marrëveshje është e pavlefshme pasi nuk u kompletua dhe kur ne biseduam kisha më shumë se gjashtë muaj kontratë me Kalmarin”, ka deklaruar Berisha.