Berisha kualifikon Suedinë në Evropian

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Futbollisti kosovar Valmir Berisha ka shënuar gol për të dërguar përfaqësuesen U-17 të Suedisë në kampionatin evropian që mbahet në muajin maj në Sllovaki.

Berisha 16-vjeçar, të dielën realizoi në minutat shtesë të ndeshjes kundër Hungarisë (81′). Takimi u mbyll 1:1, por ky rezultat i mjaftoi Suedisë që të renditet e para në grupin e tretë të raundit elit dhe të kualifikohet për fazën finale të evropianit.

Suedia në tri ndeshje mblodhi shtatë pikë, aq sa kishte edhe Hungaria në pozitën e dytë. Berisha që luan për U-19 të Halmstadit, në tri ndeshje realizoi pesë gola. Ai shënoi nga dy herë kundër Bjellorusisë dhe Finlandës. Në ndeshjen vendimtare ai u aktivizua në minutën e 55-të. Startues te Suedia ishte Gentrit Çitaku (Norrkoping).

UBT

Çitaku kishte shënuar një gol kundër Bjellorusisë. Kjo është hera e parë që Suedia kualifikohet në evropianin U-17 me formatin aktual prej tetë skuadrave. Gjermania për të cilën luajti Donis Avdijaj mbeti jashtë evropianit, pasi të dielën në ndeshjen e fundit dhe vendimtare humbi 1:0 nga Ukraina.

Avdijaj luajti tërë ndeshjen, por nuk ia doli të realizonte. Ai kishte shënuar nga një gol në ndeshjet kundër Bullgarisë e Estonisë.(koha)