Mobi Casa

Berisha, ‘Këpuca e Artë’ e Botërorit U17

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Valmir Berisha, heroi kosovar i Suedisë. Talenti nga Kosova e ka ‘ngjyrosur’ me bronz Suedinë U17 në Kupën e Botës, që të premten u mbyll në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). E të artën, Valmiri e ruajti për vete. Suedia U17 triumfoi 4:1 në duelin për pozitën e tretë në Botërorin e EBA-s kundër Argjentinës U17 teksa heroi i tyre në këtë sfidë ishte pikërisht kosovari Berisha.

Ky i fundit realizoi tre gola për suedezët, duke ua siguruar atyre medaljen e bronztë. E ‘het-trikun’ e tij Berisha e arriti për vetëm 60 minuta lojë, kur u zëvendësua nga Saletros.

FIDANISHTJA

17-vjeçari realizoi në minutat 7, 24 dhe 57 duke qenë goli i parë, i tretë dhe i katërt për Suedinë U17.

E me tre golat e shënuar në këtë sfidë, Valmiri ka fituar ‘Këpucën e Artë’ të këtij Botërori. Berisha ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje sa ka zhvilluar Suedia në këtë botëror, duke përfunduar si shënuesi më i mirë në këtë garë, para nigerianit, Kelechi Iheanacho i cili përfundoi me gjashtë gola..(Tribuna – Arena).