ARKATANA

Berisha (KBGJ): Diskriminimi gjinor fillon që nga lindja e tyre

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti për Barazi Gjinore (KBGJ), në kuadër të aktiviteteve të veta të rregullta, në funksion të afirmimit të barazisë gjinore, është dakorduar për organizimin e një tryeze, më 14 tetor, me temë “edukimi i nxënësve për barazinë gjinore”, ndërkohë që më 7 tetor do të bëjë një vizitë në maternitetin e Gjilanit, ku me lehona, mami e mjekë do të bisedohet rreth çështjeve gjinore.

Gjylshene Berisha, kryesuese e KBGJ, ka thënë se në shoqërinë tonë flitet shumë për barazi gjinore, por në realitet punohet pak. “Për barazi gjinore duhet të flitet njëzet vjet para lindjes së një fëmije, derisa edukimi i tyre duhet të fillojë që nga lodrat, të cilat nuk duhet të jenë të ndara sipas gjinisë”, ka thënë Berisha.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës shprehet e zhgënjyer me realitetin në Kosovë, ku ndodh që fëmijëve të gjinisë femërore t`i mohohet e drejta e lindjes, ndërsa fëmijët e gjinisë mashkullore priten edhe me daulle në oborre te spitaleve.

“Lindja e një fëmijë duhet të jetë gëzim në familje, pavarësisht gjinisë që ka”, ka thënë Berisha.

Uji Dea

Duke kërkuar të mos paragjykohet gjinia i një fëmijë para lindjes, ajo ka thënë se edhe një vajzë mund të jetë shkencëtare që nesër mund ta shpëtojë botën.

Idesë së saj për t`i diskutuar këto çështje në një tryezë, i kanë dhënë përkrahje anëtarët e KBGJ, Sabri Rexhepi, Gjyzide Ismajli dhe të tjerë, sikurse edhe zyrtarja për barazi gjinore, Linda Salihu, e cila sapo është zgjedhur në këtë pozitë si dhe Liridona Ukshini-Kosumi nga Drejtoria e Arsimit.

Njëherësh, Berisha ka përgëzuar zyrtaren e re për barazi gjinore dhe i ka ofruar asaj bashkëpunimin e Komitetit, sikurse e ka mirëpritur edhe emërimin e një femre, Shqipe Kastrati, në krye të Drejtorisë së Arsimit, me shpresë se në të ardhmen numri i femrave në ekzekutiv dhe vendimmarrje, do të rritet më shumë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.