United Hospital

Berisha, Ibra i ardhshëm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Berisha si Ibra. Talenti kosovar mbushi mediat e huaja të premten me krahasimet e shumta që iu bënë me yllin botëror, Zlatan Ibrahimoviq. 17-vjeçari, Valmir Berisha, shënoi gol me taka (thembër), duke dërguar Kombëtaren U-17 të Suedisë në gjysmëfinale të kampionatit botëror që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai realizoi në fitoren 2:1 ndaj Hondurasit.

Një ditë më pas, Valmiri shprehet tejet i lumtur me këtë krahasim. “Ibrën e kam idhull. Dihet çfarë lojtari është. Këto krahasime janë një gjë e madhe për mua. Prandaj edhe po ndihem shumë mirë”, thotë Berisha për Arenën. Ai kishte shënuar gol edhe në fitoren 2:1 ndaj Japonisë në të tetën e finales. Suedia në gjysmëfinale takohet me Nigerinë.

Fundamenti

Gëzimi për golin ishte i madh. Ai vrapoi nëpër fushë, kurse duart i bëri në formë të shqiponjës. “Kjo është hera e dytë që festojë kështu. Besoj se në këtë mënyrë do të festojë edhe në golat tjerë. Me këtë dua t’iu tregoj gjithë botës se jam shqiptar dhe vijë nga Kosova. Familja ime është nga Peja dhe unë kam lindur atje”, shton Valmiri, i cili në Suedi aktivizohet për të rinjtë e Halmstad BK…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.