Fundamenti

Berisha i kërkon Turqisë kokën e Ali Pashës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri Sali Berisha i kërkon zyrtarisht Turqisë kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës. Mediat turke bëjnë të ditur se kjo kërkesë është bërë zyrtare gjatë vizitës që ministri i Mbrotjes i Turqisë, Ismet Yilmaz bëri pak ditë më parë në Shqipëri.

Në asnjë nga deklaratat zyrtare të cilat u shpërndanë në media nga institucionet shqiptare të cilat u vizituan nga ministri turk, nuk flitej për një kërkesë të tillë. Lajmi zbulohet nga mediat turke të cilat kanë shkruar dje detaje të vizitës së Ismet Yilmaz në Turqi.

Mobi Casa

“Haber”, “Turktime”, “Egedesonsoz.com” raportonin dje se kryeministri Sali Berisha i ka zyrtarizuar premtimin e dhënë pak kohë më parë, grupit diplomatik turk që vizitoi Tiranën javën e kaluar.

Mediat turke bëjnë të ditur se ministri i Mbrojtjes ka marrë në konsideratë kërkesën. Në fund të muajit dhjetor në një nga mbledhjet e komitetit të qeverisë, kryeministri Berisha deklaroi se do t’i kërkonte Turqisë kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës por dhe të eshtrave të Sami Frashërit. /Indeksonline/