Berisha i gatshëm për derbin ndaj Sydneyt
Trajneri i Melbourne Victory, Kevin Muscat, ka bërë të ditur se sulmuesi kosovar Besart Berisha do të jetë i gatshëm për ndeshjen derbi të A-League kundër Sydney FC, përcjellë “HeraldSun” të premten.
Berisha ishte në dyshim për këtë ndeshje shkaku i lëndimit që e pësoi ditë më parë në stërvitje. Ndeshja ndërmjet Sydneyt dhe Melbournet, do të zhvillohet të shtunën në kuadër të xhiros së 17-të të kampionatit australian.
“Berisha është në gjendje të mirë dhe do të luajë në këtë ndeshje. Ky është një lajm i mirë për ekipin tonë, pasi Berisha është lojtari kryesor”, ka thënë Muscat.
Berisha 29-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni u transferua te Melbourne Victory dhe ka shënuar nëntë gola në 15 paraqitje. Melbourne Victory aktualisht zë vendin e dytë me 32 pikë, një më pak se lideri Perth Glory. /Telegrafi/


