UBT

Berisha: Goli i tretë i Bayern-it, mandati im i tretë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Duket qartë se kryeministrit Sali Berisha tani mendja i punon vetëm për zgjedhjet. Aq sa ka arritur ta lidhë edhe golin e tretë të Bayern-it të Munichut kundër Barcelonës me mandatin e tij të tretë fitues në zgjedhjet e qershorit 2013.

“Miq, goli i tretë, mandati i tretë. Fitore! Sb”. Me këtë fjali ka mbyllur mbrëmjen e sotme në Facebook kryeministri, duke shkaktuar deri tani rreth 900 komente të ndryshme. Një përqasje të tillë Berisha bëri edhe me takimin me Papa Françeskun, duke thënë se “sa herë kam takuar papët në Vatikan, kam fituar zgjedhjet”

Hidromorava

Kryeministri Berisha ka komentuar edhe pak përpara ndeshjes, po në Facebook: “Të dashur miq, rrugës nga Korça në Tiranë, me iPad nëpërmjet Tv Alb po ndjek ndeshjen e ndeshjeve; Barcelona – Bayern. Ndeshja e parë në jetën time, që e ndjek duke udhëtuar. Unë vendosa të kaloj nga entuziazmi korçar i fitores së zgjedhjeve të ardhshme në entuziazmin e njërës prej ndeshjeve më të forta të viteve të fundit, në të cilën unë do të jem si gjithnjë me fituesin. Shikim të mbarë! Sb”, ka shkruar Berisha, duke rrëfyer për të disatën herë pasionin e tij të vjetër “për të qenë gjithmonë me fituesit”, edhe në ndeshje sportive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.