FITORJA

Berisha: Gandizmi i Rugovës ma lehtësonte promovimin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka folur për raportet e tij me ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka kujtuar se me Rugovën koordinohej mirë për Kosovën.

Berisha ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Rugova gëzonte reputacion të lartë në mesin e udhëheqësve perëndimorë.

Ai ka treguar se veprimtaria e Rugovës ia bënte atij më të lehtë të diskutonte për Kosovën në takimet që i zhvillonte në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nëpër kryeqendrat botërorë.

“Gandizmi i Rugovës ma lehtësonte promovimin e Kosovës”, është shprehur ai në T7. /Express/

Berisha: Për ndarjen e Kosovës dëgjova për herë të parë më 1992 – ideja u ringjall më 2005

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka treguar se kur ka dëgjuar për herë të parë idetë për ndarjen e Kosovës.
Berisha ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “për herë të parë, problemin e ndarjes së Kosovës e kam dëgjuar në vitin 1992”.

Mobi Casa

“Nga fundi i vitit 1992, dhe në vazhdim shumë herë”, ka shtuar Berisha.

Ai ka kujtuar se Greqia asokohe, e udhëhequr nga kryeministri Konstantinos Mitsotakis, ka pasur plan për ta copëtuar Kosovën.

Plani për ndarjen e Kosovës është ringjallur më 2005, ka treguar ish-udhëheqësi shqiptar.

Berisha ka thënë në T7 se për copëtimin e Kosovës është folur atë vit në Selanik, në një takim të udhëheqësve të Ballkanit, më pak se një muaj pasi ai ishte bërë kryeministër i Shqipërisë.

“Ishte ofertë e Vuk Drashkoviqit”, ka kujtuar Berisha, duke iu referuar shkrimtarit e politikanit serb.

“Kam refuzuar në mënyrë kategorikë. Thash se nuk e pranoj një variant të tillë, sepse është variant i Serbisë së Madhe”, ka theksuar ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.