UBT

Berisha ëndërronte të bëhej poet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i cili me profesion eshte mjek, ka folur per endrrat qe kishte kur ishte femije.

“Ëndrra ime ishte të bëhesha poet apo shkrimtar”, deklaroi ai gjatë një komunikimi me studentë dhe akademikë sot në Universitetin e Durrësit.

Mobi Casa

Duke theksuar shqetësimin e studentëve se në degë të veçanta numri i tyre është maksimal, krahasuar me vendet e punës që ofron tregu, Berisha shtoi se studenti mund të gjejë veten dhe në degë të tjera universitare.

“Ëndrra ime ishte bëhesha poet apo shkrimtar sa kërkova të ndiqja Gjuhë-Letërsi, por nuk mu dha e drejta për këtë degë, mora të drejtën për studim, për mjekësi. Dhe në vitin e parë të fakultetit nuk e mendoja kurrë që do e doja kaq shumë këtë degë”, transmeton BW te kete thene Berisha në seminarin me studentë e akademikë.