Hidromorava

Berisha e do Ligën e Kampionëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Etrit Berisha ishte një ndër lojtarët kryesor të Lazios, në fitoren e të dielës ndaj Udineses në udhëtim (1:0) duke bërë pritje spektakolare, për të mbajtur portën e tij të pamposhtur në këtë përballje.

Në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, portieri i Kombëtares shqiptare, thotë se është shumë i kënaqur me paraqitjen e gjithë ekipit. “Jam i kënaqur me paraqitjen e gjithë ekipit pasi ishte një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh se në këtë ndeshje hynim pas dy humbjeve të pësuara dhe kjo fitore me Udinesen, ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe jam i lumtur që arritëm të marrim tri pikë”, deklaroi Berisha për gazetën.

Ish-futbollisti i 2 Korrikut dhe Kalmarit, shpalosi edhe objektivat e Lazios.

ARKATANA

“Sa i përket paraqitjes sime, gjithmonë mundohem të jap maksimumin si në ndeshje edhe në ushtrime. Mundohem që t’i ndihmojë skuadrës që t’i arrijmë qëllimet tona që të përfundojmë në një pozitë e cila dërgon në Ligën e Kampionëve apo së paku në Europa Ligë“, përfundoi 25-vjeçari Etrit Berisha.

Lazio aktualisht zë vendin e pestë në Serie A me 37 pikë, pesë më pak se Napoli që pozicionohet në pozitën e tretë, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.në vendin e tretë, pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.