Berisha, dhjetëshi i Vikingut

Historia e Vikingut është e mbushur me numër 10, të cilët e kanë shkruar historinë e klubit. Tash, këtë nder dhe privilegj do ta ketë Veton Berisha.
Edhe pse vetëm 18 vjeç, futbollistit të ri kosovar i është besuar kjo përgjegjësi e madhe. “Është një numër të cilin e kam dashur gjithmonë. Tash ishte i lirë, kështu që e shfrytëzova rastin”, ka thënë Berisha për Aftenbladet.
Berisha do ta ketë prapa krahëve numrin e Erik Nevlandit, sulmuesit i cili kishte zhvilluar 327 ndeshje duke realizuar 139 pikë.
Futbollisti i lartpërmendur është pensionuar, kështu që Berisha e mori këtë numër. “Ai është një sulmues, një golashënues i mirë dhe me një të ardhme të ndritur përpara”, ka thënë Nevland.