FITORJA

Berisha bën thirrje për unitet në Kosovë, a do ta bindë LDK-në të shkojë në bisedime?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po i pret me rend liderët politikë të Kosovës për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë. Prijësit e koalicionit qeverisës po e provojnë që përmes Berishës të ndikojnë te opozita, që edhe më tutje s’po pranon të bëhet pjesë e dialogut. Gjatë një takimi me Kadri Veselin, Fatmir Limajn e Dardan Gashin, Berisha u kërkoi të gjitha partive që të jenë unike.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë bërë sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku po takojnë krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës.

Takimi i parë ishte me ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.

Sipas Berishës, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës nuk mundet të jenë në asnjë rrethanë çështje diskutimi. Edhe Berisha, ka ftuar partitë politike në Kosovë që të jenë unike për të krijuar një delegacion të përbashkët për dialogun me Serbinë.

Mobi Casa

Veseli pas takimit me Berishen tha se askush nuk mund ta ndajë Kosovën.

Ai njoftoi Berishën se Fatmir Limaj është propozuar nga institucionet e Kosovës si mandatar i ekipit të Kosovës për fazën finale të dialogut me Serbinë Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha tha se dialogu dhe marrëveshja janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin në tërësi.

Sipas Berishës integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës nuk mundet të jenë në asnjë rrethanë çështje diskutimi. Edhe Berisha, ka ftuar partitë politike në Kosovë që të jenë unike për të krijuar një delegacion të përbashkët për dialogun me Serbinë.

Të njëjtin mendim ndau edhe zëvendëskryeministri Limaj, i cili tha se duhet të ndërtohet grupi i unitetit, pasi që sipas tij, vetëm të bashkuar Kosova do të ecë përpara. Ai ka falënderuar ish kryeministrin Sali Berisha për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë Kosovës./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.