Eko Higjiena

Berisha : Asambleja Komunale ka abuzuar me ligjin

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Sadudin Berisha këshilltar nga LDK-ja tha për rajonipress se gjatë vitit 2012 fatkeqësisht shumë vendime që janë marrë nga Asambleja Komunale e Gjilanit janë në kundërshtim me ligjet në fuqi derisa tha se edhe vet kryesuesi i Kuvendit Komunal Izmi Zeka ka abuzuar me ligjin, meqë ka pasur konflikt të interesit duke mbajtur nga tri pozita.

“Pushteti aktual që udhëhiqet nga Izmi Zeka e Qemajl Musrafa është jofunksional dhe i dëmshëm për qytetarët e Gjilanit”. Kështu vlerëson Sadudin Berisha këshilltar komunal nga radhët e LDK-së.

Berisha tha për rajonipress se gjatë vitit 2012 fatkeqësisht shumë vendime që janë marrë nga Asambleja Komunale e Gjilanit janë në kundërshtim me ligjet në fuqi , derisa tha se edhe vet kryesuesi i Kuvendit Komunal Izmi Zeka ka abuzuar me ligjin , meqë ka pasur konflikt të interesit duke mbajtur nga tri pozita.

Si mund të jetë funksional Asambleja Komunale kur vet udhëheqësi i saj është shkelësi më i madh i ligjit pyet Berisha. Berisha tha se viti 2012 ka qenë vit i vështirësive dhe i vendimeve të kundërligjshme.

KKVITI

Sipas Berishës Asambleja Komunale e ndihmuar edhe nga Izmi Zeka ka miratuar shumë vendime të kundërligjshme në fushën e urbanizmit të Partneritetit Publiko Privat, derisa ka munguar transparenca e këtij institucioni karshi qytetarëve.

Berisha mendon se puna e Asamblesë Komunale fatkeqësisht nuk është bërë në interes të qytetarëve , por më tepër u ka shërbyer grupeve e klaneve brenda PDK-së. Duke parë këto dobësi dhe këto shkelje abuzive Berisha mendon se viti 2013 do të jetë vit i LDK-së pasiqë sipas tij LDK do të jetë fituese e sigurt e zgjedhjeve lokale. “Pushteti aktual që udhëhiqet nga Izmi Zeka e Qemajl Musrafa është jofunksional dhe i dëmshëm për qytetarët e Gjilanit” tha Berisha.

Berisha tha se të gjitha vërejtjet që ka dhënë me kohë LDK-ja ndaj vendimeve të njëanshme dhe të kundërligjshme ndaj tyre ka reaguar pozitivisht edhe Ministria e Pushtetit Lokal. “Sidomos kemi reaguar me kohë ndaj vendimit për kushtëzimin e qytetarëve për të paguar ujin, bërllokun etj. Ky vendim ka qenë skandaloz sepse ka goditur qytetarin e thjeshtë derisa ka favorizuar interesat e ngushta klanore e partiake të partisë në pushtet” tha Berisha./rajonipress/