Bëri luftë titanike, Arbër Emini në luftë me serbët e instrumentalizuar nga Beogradi dhe shqiptarët e shitur
Kllokot – Arbër Emini kandidati shqiptarë në Kllokot po ndihet tashmë i relaksuar pasiqë shumë shqiptarë të shitur, e kanë kuptuar se ishin në shërbim të veglave të Serbisë dhe propagandës së fëlliqur të Radojqiqit. Për asnjë sekondë se kam humbur as besimin e as përkushtimin, për të punuar e vepruar që në Kllokot të frymohet shqip, veprohet shqip dhe punohet shqip. I lus të gjitha komunitetet që të bashkohen rreth frontit tim të përbashkët për ta bërë Kllokotin të jetueshëm e me perspektivë evropiane thotë Arbër Emini.
Arbër Emini do të hyjë në historinë e komunës së Kllokotit, për luftën e tij të drejtë e titanike që pati para vetës, duke luftuar në dy fronte, me serbët e instrumentalizuar nga Beogradi e Radojqiqi dhe me shqiptarë fatkeqësisht të shitur e të nënshtruar.
Emini tha për rajonipress se tani ndihet i relaksuar sepse e ka fituar një betejë kolosale, kundrejt një propagande të fëlliqur, e të ultë të Serbisë.
“Nuk ka fuqi e as propagandë që më nënshtron sepse kam ecur në shumë shtëpi e familje shqiptare dhe ata e kanë kuptuar se jam i duhuri dhe se vota e tyre për mua, është një siguri më shumë, është një garancë për të ardhmen e Kllokotit” tha Emini.
Emini tha se për asnjë sekondë se ka humbur as besimin e as përkushtimin për të punuar e vepruar që në Klloot të frymohet shqip, veprohet shqip dhe punohet shqip.
“I lus të gjitha komunitetet që të bashkohen rreth frontit tim të përbashkët, për ta bërë Kllokotin të jetueshëm e me perspektivë evropiane” thotë Arbër Emini.
Ndryshe, Arbër Emini është kandidat i përbashkët shqiptar i cili po merr mbështetje nga publiku i gjerë, duke përfshirë këtu edhe Albin Kurtin e Lutfi Hazirin./rajonipress/



