UBT

Beqiri: Vitin e ardhshëm prioritet arsimimit dhe simbolet kombëtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari Këshillit Nacional Shqiptar, Galip Beqiri, në një konferencë shtypi mbajtur të martën, me rastin e fund-vitit, me ç`rast foli për të arriturat e KNSH-së për vitin që po e lëmë pas, si dhe potencoi për prioritetet e KNSH-së për vitin e ardhshëm

Beqari, është zotuar se si prioritet i vitit 2013 do të jetë në veçanti çështja e arsimit ku sipas tij, do të angazhohet në sigurimin e materialeve shkollore, si dhe të përpiqet për zyrtarizimin dhe përdorimit e flamurit kombëtar nëpër institucionet shtetërore.

Beqari deklaroi se ”do t`i denoncojë pushtetet lokale që po e shkelin ligjin me rastin e ndërrimit të anëtarëve të shkollave në Bujanoc dhe Preshevë.

Hidromorava

Me këtë rast, Beqiri potencoi se vitin e kaluar kishte rastin me një shkollë nga Presheva, ku kuvendi komunal vendosi për ndërrimin e anëtarëve të shkollës dhe më këtë rast, bëmë reagimin tonë nga KNSH-ja dhe ai, vendim i kuvendit komunal të Preshevës ishte anuluar për rastin në fjalë.

Beqiri, potencoi edhe se të ketë përkrahur dhe të ketë dhënë pëlqimin e zgjedhjes së drejtorit të shkollës së mesme teknike në Preshevë, Talat Arifit, ndonëse ai ka qenë i PDSH-së.“Kemi reaguar në ministrin e arsimit, ku i kemi dërguar kërkesat tona, që të anulohen vendimet e seancës plenare të kuvendit komunal të Bujanocit dhe të përfillen të drejtat ekskluzive që ka KNSH-ja, lidhur me emërimin e anëtarëve të këshillave të shkollës”, theksoi Beqiri, duke shtuar se ai, njëherësh ende nuk ka ndonjë bashkëpunim të duhur me pushtetet lokale, duke deklaruar se nuk pajtohemi në çështje esenciale, si për abetaret etj.”.

Kryetari Këshillit Nacional Shqiptar për gazetarët kishte organizuar një koktej rasti, dhe me këtë rast gazetarëve u uroi Vitin e Ri dhe njëherësh i sugjeroi të jenë më objektiv dhe të pavarur nga politika njofton presheva jone.