KKVITI

Beqiri: Thaçit i ka humb busulla

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit të vendit për korrigjimin e kufijve me Serbinë, duke thënë se ky është një manipulim me ndjenjat e shqiptarëve të Luginës.

Beqiri, përmes një statusi në Facebook, e ka quajtur hipokrizi kërkesën e Thaçit, ”’që të gjithë të bëhemi bashkë”, që i bie të bëhemi pjesë e manipulimit dhe mashtrimit, e shkeljes së Sovranitetit dhe rendit Kushtetues të shtetit tonë”.

Postimi i plotë i Beqirit:

“Të dashur miq,

Edhe pse ka filluar me i dal,”boja”me Deklarata të cilat cenojnë Sovranitetin dhe rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës,megjithatë janë shqetësuese.

Tani me të madhe e mbi të gjitha me manipulim të skajshëm me ndjenjat e qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Fundamenti

Ata meritojnë me i përkrah,për të punuar më shumë për ata qytetarë shqiptarë të diskriminuar,me fol kudo dhe çdo herë për liritë dhe të drejtat e tyre.

Ajo që atyre asnjëherë nuk ju duhet është manipulimi me ndjenjat,emocionet dhe të drejtat e tyre.

Këtë askush nuk bënë ta bëjë,e aq më pak Presidenti i ”fuqishëm”,të cilit i ka humb busulla.

Hipokrizi është kërkesa e tij”që të gjithë të bëhemi bashkë”,që i bie të bëhemi pjesë e manipulimit dhe mashtrimit,e shkeljes së Sovranitetit dhe rendit Kushtetues të shtetit tonë.

Refuzimin po e merr çdo ditë,nga partitë politike,pozitë e opozitë,shoqëria civile,nga faktor të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit.

Fatbardhësisht ky””bashkim”nuk ka gjasa të ndodhë,e kjo është në të mirën e vendit” (sic.), ka shkruar Beqiri. /Telegrafi/