ARKATANA

Beqiri takon atasheun ushtarak të SHBA-së

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, ka pasur një drekë pune me atasheun ushtarak në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kolonelin Pol Brotzonsi dhe bashkëpunëtoret e tij.

Temë diskutimi seminari “Platinum Ëolf 14” që do të mbahet në bazën ushtarake “Jug” në Cepotin të Bujanocit, që për qëllim ka promovimin e përdorimit të armeve jo-vdekjeprurëse.

Pjesëmarrës do të jenë 30 pjesëtare nga Azerbajxhani, 25 pjesëtarë nga Bullgaria, 25 nga Maqedonia, 30 nga Shqipëria sa edhe nga Serbia, 25 nga Rumunia, dhe pjesëtar nga Kroacia.

Fundamenti

Atasheu ushtarak Polt Brotzon me delegacionin e tij, falënderojë për mikpritjen dhe takimin shumë miqësor si dhe për hasjen në mirëkuptimin e KKSH-së.

Përderisa kryetari i KKSH-së duke iu referuar bazës ushtarake “Jug” në Cepotin theksoi se është e papranueshme kthimi i saj në funksionin e mini-bazave ushtarake çfarë janë shtrirë në gjithë territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës” vlerësoi Beqiri dhe i falënderoj për kontributin e jashtëzakonshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës./rajonipress/