FITORJA

Beqiri nga KKSH ka vizituar në burgun e Vranjës të burgosurit shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bujanoc -Kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, Galip Beqiri me bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar dy nga tre të burgosurit e 4 majit.

Me leje të gjykatës hetuese, përfaqësuesit e KKSH-së në burgun e Vranjës kanë vizituar Izet Qazimin (Vllaun e Komandant LLeshit) dhe Gëzim Gashi nga fshati Tërnoc, Komuna e Bujanocit.

Me ç’rast ashtu si Qazimi edhe Gashi shprehen shqetësimet e mëdha me kushtet në burgun e Vranjës dhe kujdesin e pamjaftueshëm mjekësorë, si dhe për një proces të montuar sanksionues. Duke shpreh faleminderimin ndaj KKSH-së ftuan për një angazhim më të madh politik rreth sqarimit dhe ndërprerjes së proceseve të montuara.

Eco Higjiena

Beqiri shprehi gatishmërinë e tij pa rezervë në këtë drejtim duke u angazhuar si me faktorin politik shqiptar ashtu edhe me atë ndërkombëtar, duke theksuar “se edhe më tej pafajësia juaj dhe vendosmëria në zbardhjen e së vërtetës na jep forcë për të vazhduar edhe më tej në përmbushjen e misioneve tona politike”.

Ndërkaq, burgu i Vranjës nuk ka lejuar që përfaqësuesit e KKSh-ë të vizitojnë edhe të burgosurin e tretë Blerim Duraku nga fshati Breznici, por shpresojnë që në të ardhme të afërme do ta realizojnë edhe vizitën me Blerim Durakun.

Izet Qazimi, Gëzim Gashi dhe Blerim Duraku ishin arrestuar bashkërisht me 5 të tjerë të arrestuar që ishin liruar ditë më parë nga burgu i Beogradit, në një aksion spektakular me 4 maj të këtij viti nga forcat speciale të Xhandarmërisë në prag të zgjedhjeve të këtij viti.(preshevajone)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.