FITORJA

Beqiri: Në Luginë shkelen edhe konventat ndërkombëtare

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri sot priti në takim Delegacionin e Këshillit të Evropës të udhëhequr nga sekretarja Sarah Burton, Einar Niemi dhe Azra Aghadasi – Sisan.

“Duke pasur parasysh që Serbia ka deponuar që në mars raportin mbi drejtat e njeriut dhe pakicave ne si komision jemi të angazhuar që të vërtetojmë gjendjen në teren konform Konventave të ratifikuara ndërkombëtare” theksoi Einar Niemi, më tej shtoi se “ne do të përgatisim një raport në formën e mendimit i cili do ti dorëzohet Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut në Strasburg në shtator të këtij viti.”

Gjatë takimit i cili është mbajtur në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc që kishte për qëllim inspektimin e zbatimit dhe realizimit të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut u njoftua edhe për së afërmi lidhur me çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar me theks të veçantë për problemet në lëmin e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës e shkrimit dhe simboleve kombëtare si dhe çështjet tjera me rëndësi jetike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

ARKATANA

Beqiri gjatë prezantimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe diskriminimin që po përballen shqiptarët theksoi se kërkesa kyçe e shqiptarëve është reciprociteti dhe vendosja e standardeve të përbashkëta për tërë Ballkanin sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare. ”Raporti i Serbisë, i deponuar në Këshillin e Evropës e kemi kritikuar dhe nuk paraqet gjendjen reale që është në teren sepse shkeljet janë të ndryshme nga mos respektimi i ligjeve e deri te neglizhimi i konventave ndërkombëtare” tha Beqiri, dhe më tej nënvizoi se “pa krijuar standarde unike për gjithë këtë regjion do të jetë vështirë për ndërtimin e mekanizmave të paqes, në këtë kontekst Shqiptarët nuk kërkojnë as më pak e as më shumë se sa niveli i të drejtave që i është garantuar pakicës serbe në Kosovë”.

Gjithashtu, kryetari Beqiri ka reaguar për dinamikën e ngadaltë të zgjidhjeve të probleme të shqiptarëve nga autoritetet qeveritare serbe të marra ndërkombëtarisht, qofte edhe pse deri më tani i është ofruar edhe “Platforma e masave urgjente për zgjidhjen e problemeve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë” nuk shihet që ka gatishmëri. “Me arrestimin e shqiptarëve të pafajshëm, me mohim e të drejtave elementare, me trajtimin e shqiptarëve si qytetar të rendit të dytë, me përndjekjen penale të tyre për shkak të përdorimit të flamurit dhe me represionin dhe diskriminim që ushtron përmes Xhandarmërisë dhe organeve tjera nuk mundet kështu në Evropë dhe nuk plotëson kushtet që thuhen në Raport” thuhet në njoftimin e KKSH-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.