Fundamenti

Beqiri: LDK do t`i fitojë zgjedhjet nacionale, pritet largimi i qeverisë së korruptuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ismet Beqiri sekretar i LDK-së tha të shtunën në Gjilan se fitorja e LDK-së në Gjilan është e madhe dhe e jashtëzakonshme. Beqiri tha se nuk pritet të mbahen zgjedhjet në LDK pa u kryer zgjedhjet nacionale. Ne presim largimin e kësaj qeverie të papërgjegjshme dhe kthimin triumfal të LDK-së tha ai.

Ismet Beqiri është ndier i relaksuar të shtunën kur ka folur për rezultatin kulminant të Lutfi Hazirit dhe të LDK-së në Gjilan, raporton rajonipress.

Beqiri i cili ka vizituar komunat e Anamoravës tha në një takim me mediet se fitorja e LDK-së në Gjilan është e madhe dhe e jashtëzakonshme. “Fitorja e LDK-së në Gjilan e Anamoravë po konfirmon se jemi partia e parë në Kosovë. LDK mostër e ka Gjilanin dhe jam i sigurt se zgjedhjet nacionale do të jenë pjesë e fitores së LDK-së” tha Beqiri.

Beqiri tha se zgjedhjet nacionale do të mbahen këtë vit dhe realisht nuk pret që zgjedhjet në LDK të mbahen para se të kryhen ato nacionale.”Ne presim largimin e kësaj qeverie të papërgjegjshme dhe të korruptuar. Nuk është nevojë e LDK-së ndërrimi i këtij pushteti, por qytetarët po tregohen të vëmendshëm dhe po e ndëshkojnë partinë në pushtet, ashtu siç ndodhi edhe me Gjilanin” tha Beqiri.

RCCOLA

Beqiri tha se Gjilani nuk e ka merituar një injorim çfarë i është bërë nga ana e Qeverisë Thaçi. “Kjo edhe ishte arsyeja që qytetarët e ndëshkuan këtë qeveri e bashkë me këtë edhe gjilanasit. Me LDK , Gjilani do të ketë liderët e saj të përfaqësuar në të gjitha institucionet vendimmarrëse”.

Beqiri tha se LDK-ja ka rritje të madhe të votës dhe në këtë subjekt ka vend për të gjithë. “Nuk do i komentojë deklaratat e Sejdiut, por e di se fokusi ynë kryesor tani mbetet fitorja e zgjedhjeve nacionale” tha Beqiri.

Edhe Lutfi Haziri tha se LDK nuk ka arsye për t`ju gëzuar rezultatit sepse kjo tani më është më shumë përgjegjësi.”Tani po mundohemi që shtëpia e komunës të udhëhiqet drejtë në mënyrë që ta plotësojmë besimin e dhënë nga ana e qytetarëve”/rajonipress/