Fundamenti

Beqiri: Ka pajtim për shpërndarje të Kuvendit

/ 2 minuta lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) këmbëngulë që pas miratimit të vendiimit për themelimin e Gjykatës Speciale, menjëherë brenda kësaj jave të shpërndahet Kuvendi.
Sekretari i Përgjithshëm i DLK-së, Ismet Beqriri, ka njoftuar se kjo parti ka biseduar edhe me partitë tjera përveç Vetëvendosjes për shpërndarjen e Kuvendit.

Sekretari i Përgjithshëm i DLK-së, Ismet Beqriri, ka njoftuar se kjo parti ka biseduar edhe me partitë tjera përveç Vetëvendosjes për shpërndarjen e Kuvendit.

“Të gjitha partitë politike, përjashtuar Vetëvendosjen, janë pajtuar parimisht që pas miratimit të Gjykatës Speciale dhe vazhdimit të mandatit të EULEX-it, të shpërndahet Kuvendi”, ka thënë Beqiri

Eco Higjiena

Ai ka njoftuar se këto bisedime nga dita e mërkure do t’i vazhdojnë edhe me liderët e partive për të gjetur modalitetin e shpërndarjes së Kuvendit.

“Shpresojmë që kjo (shpërndarja e Kuvendit) të ndodhë këtë javë, Është biseduar për këtë, por ato bisedime mund të vazhdojnë edhe pas të mërkurës, me liderët e partive tjera. Me VV nuk është biseduar për këtë”, ka thënë Beqiri. /orainfo/