Uji Dea

Beqiri: Fyerja ndaj ambasadorit amerikan, kulmi i turpit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri ka theksuar se se kulmi i turpit është fyerja që po i bëhet ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se deklaratat e kohëve të fundit,si ajo për gjoja përkrahjen e disa deputetëve (të LDK-së) për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, është sipas tij, vazhdim i shpifjeve dhe të pavërtetave.

Uji Dea

“E kulmi i turpit është fyerja e sotme që i bëhet Ambasadorit Amerikan Delawie. Fyerja ndaj tij është fyerje ndaj shtetit dhe qytetarëve amerikan.
Kjo është e papranueshme për LDK-në dhe anëtarësinë tonë, andaj ne distancohemi fuqishëm. Kjo është e turpshme,e papranueshme për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës. Miqësia me popullin dhe shtetin amerikan do të jetë e përhershme, i pëlqeu apo jo individëve të papërgjegjshëm”, ka thënë Beqiri. /Telegrafi/