GRANDEMALL

Beqiri e quan të gabueshëm koalicionin AAK-LDD

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) më mirë do të akomodohej në këtë parti sesa në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e Ramush Haradinajt.

Beqiri në një intervistë për “Epokën e Re”, theksoi se LDD-ja do të akomodohej shumë më mirë në LDK dhe kjo sipas tij është e padiskutueshme.

“Vetë fakti se ata njerëz kanë dalë nga LDK-ja dhe deri dje kanë qenë votues të LDK-së, është shumë e qartë se ata do ta gjenin veten më mirë në kuadër të koalicionit me ne”, ka deklaruar Beqiri, duke shtuar se nga gjendja e tanishme në terren vendimi i LDD-së për t’u bashkuar me AAK-në ka qenë i gabueshëm.

Beqiri edhe një herë i ka bërë thirrje anëtarësisë së LDD-së t’i bashkohet LDK-së.

UBT

“Siç e dini, pas arritjes së koalicionit AAK – LDD ne i kemi bërë thirrje anëtarësisë së LDD-së t’i bashkohet LDK-së. Në këtë drejtim LDK-ja është e hapur për të gjithë ata (dardanët) që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj partie. Dyert e LDK-së janë të hapura për anëtarësinë e LDD-së, jo vetëm të saj”, është shprehur Beqiri. Sipas Beqirit, koha do ta dëshmojë nëse LDD-ja do ta ruajë subjektivitetin e saj politik.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së ka folur edhe për çështjen e koalicioneve të ardhshme për bashkëqeverisje.

Beqiri nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të bashkëqeverisin me partneren e dikurshme, PDK-në.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.