FIDANISHTJA

Beqiri: Deklarata e Thaçit, skandaloze

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Galip Beqiri, i ka quajtur skandaloze deklaratat e kreut të Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH), Menduh Thaçi, i cili ka thënë të shtunën se kryeministrat Rama dhe Thaçi në takimin e Prizrenit janë fokusuar vetëm në gjendjen e shqiptarëve në Luginë, duke harruar 1 milion shqiptarë në Maqedoni.

Beqiri ka deklaruar për “Zërin” se kreu i PDSH-së me siguri ka harruar se në Luginë të Preshevës shkelen drastikisht të drejtat e shqiptarëve nga qeveria e Serbisë, përderisa në Maqedoni shqiptarët janë popull shtetëformues.

“Shqiptarët janë udhëheqës në pozita të larta në qeverinë e Maqedonisë, përkatësisht zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra, ndërsa shqiptarët në Serbi udhëheqin vetëm më dy komuna, përkatësisht me Preshevën dhe Bujanocin”, shprehet Beqiri.

Sipas kreut të KNSH-së, shqiptarëve në Serbi u nevojitet më shumë se kurrë ndihma e dy qeverive shqiptare, përkatësisht asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak të diskriminimit që bënë qeveria e kryeministrit Ivica Daçiq dhe tërheqja e një paralele mes pozitës së shqiptarëve në Maqedoni dhe në Serbi është e padrejtë.

FIDANISHTJA

Beqiri poashtu ka vërejtje të shumëta rreth ndarjes së fondit prej 100 mijë euro për Luginën nga kryeministrat Rama dhe Thaçi, pasi që, sipas tij, një fond i tillë jo vetëm që është i pamjaftueshëm për maternitetin në Preshevës, por është edhe qesharak.

Qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë, sipas Beqirit, do të duhej ta krijonin një fond të posaçëm për Luginën e Preshevës, në të cilin do të mund të konkurronin me projekte në infrastrukturë, zhvillim ekonomik, arsim, kulturë, shoqëri civile, etj.

“Kjo formë e krijimit të Fondit është më reale, sepse në këtë mënyrë të gjitha shtetet në rajon i stimulojnë pakicat e tyre kombëtare”, është shprehur Beqiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.