UBT

Beqiraj nuk shënon, por lavdërohet nga trajneri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj, ka luajtur 90 minuta për Dinamon e Zagrebit që fitoi 3:0 kundër Slaven Belupos. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 22-të të kampionatit të Kroacisë në futboll dhe u luajt të shtunën mbrëma.

Paraqitja e Beqirajt u vlerësua lart, ani pse ai nuk ia doli të shënojë. Futbollisti pejan kreu shumicën e punës në golin e shënuar në minutën e 90-të nga Josio Pivariq. Golin e dytë për Dinamon e shënoi mesfushori Arijan Ademi. Ai realizoi gol të bukur në minutën e 51-të. “Më vjen keq që Beqiraj nuk shënoi gol dhe t’u japë fund ndeshjeve pa gola. Por është shumë e rëndësishme që sulmuesi edhe kur nuk shënon gol, luan mirë, është i vlefshëm për ekipin. I tillë ishte sot Beqiraj”, ka thënë trajneri i Dinamos, Krunoslav Jurqiq. Beqiraj nuk ka shënuar në tetë ndeshjet e fundit zyrtare. Së fundi ka realizuar më 17 nëntor të vitit të kaluar. Këtë edicion në të gjitha garat ka realizuar pesë gola në 30 paraqitje.

Uji Dea

Për Ademin, goli i shënuar të shtunën ishte i dyti këtë edicion. “Jam i lumtur pasi vërtet kemi luajtur mirë, kemi dominuar plotësisht gjatë 90 minutave dhe me plot meritë fituam tri pikë të reja. Jam i lumtur edhe për golin. Tani po kam më shumë raste, pasi luaj afër portës. Po më përshtatet pozita ofensive, pas sulmuesve”, ka thënë Ademi. Dinamo i prin klasifikimit me 50 pikë.(koha)