Hidromorava

Beqaj: S’besoj që mund të krijohen rrethanat për ndërrim të qeverisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Janë bërë gati dy vjet qyshkur ka nisur ta paralajmërojë rrëzimin e Qeverisë, por opozita e tanishme në Kosovë po vazhdon të jetë e paunifikuar sa i përket mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan gazeta “Zëri”.

Sipas politologut Belul Beqaj, Parlamenti i Kosovës është produkt i deputetëve që i kanë vetëm dy prioritete kryesore, të cilat ndër të tjera ndërlidhen edhe me interesin e tyre. Duke u nisur nga kjo, sipas tij, gjasat nuk duken të jenë reale që aktualisht të ketë rrëzim të Qeverisë. “Së pari, interesin personal që duhet kuptuar dhe së dyti lojalitetin ndaj liderit, përkatësisht partisë, që nuk duhet mirëkuptuar në situata siç është kjo në Kosovë. Duke u nisur nga këto premisa nuk besoj se mund të krijohen rrethanat për ta ndërruar Qeverinë, por kjo s’do të thotë se nuk do të iniciohet mocioni”, ka deklaruar Beqaj.

HW

Pa ndërruar qasja e deputetëve që nuk e kanë njëmend rrëzimin e Qeverisë sipas Beqajt është e vështirë të jetësohet nisma për mocion. “Strategjia e atyre që me gjithë mend e kanë rrëzimin e Qeverisë dhe të atyre që e kanë vetëm farsë dallon dhe ky dallim është pengesë serioze për strategji të mirëfilltë. Pa ndërruar kualiteti i deputetëve në favor të atyre që e kanë me gjithë mend nuk besoj se mund të krijohet strategjia efektive”, ka theksuar profesori universitar.

Beqaj më tutje ka konsideruar se vendi është dashur të shkojë në zgjedhje qysh në ditën e dytë pas formimit të koalicionit aktual qeverisës. “Arsyet për t’u larguar ky pushtet sa vijnë e shtohen, por niveli politik i politikëbërësve dhe vetëdija qytetare ka mbetur në nivelin e natës kur është krijuar ky koalicion kleptokratik”, është shprehur Belul Beqaj./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.