FIDANISHTJA

Beqaj: PDK-ja po pavarësohet nga Hashim Thaçi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Njohësi i zhvillimeve politike Behlul Beqaj ka thënë se mos reagimi i deritanishëm i opozitës është njëri prej faktorëve pse gjendja në Kosovë nuk është e mirë.

Beqaj, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se vendimi i opozitës për t’i dërguar letër Mogherinit është një fillim i këndelljes me qëllim të ruajtes së sovranitetit të Kosovës.

Beqaj tha se është për të ardhur keq se si persona të caktuar po manipulojnë me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Është me të vërtet për të ardhur keq kur një personalitet dëshiron ta shpëtojë veten nga kthetrat e veprimeve nga e kaluara, duke manipuluar me vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha Beqaj, duke thënë se manipulimi po bëhet nga një person i vetëm e jo nga klasa politike në Kosovë.

Njohësi i zhvillimeve politike ka thënë se Kadri Veseli sot ka dhënë indikacione se PDK-ja po pavarësohet nga Hashim Thaçi.

Uji Dea

Ai ka thënë se opozita edhe mund të përfshihet më një ekip uniteti, me qëllim që Thaçi të margjinalizohej.

“Opozita mundë të përfshihet në një ekip uniteti, duke lënë Limajn si bartës të procesit, por duke ia hequr Thaçit kompetencat, apo duke i lënë atij vetëm kompetenca ceremoniale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zgjidhja e problemit me Serbinë sipas Beqajt nuk mund të bëhet duke ndryshuar territore, sepse pjesa më e madhe e popullsisë serbe në Kosovë nuk është në veri por në jug.

“Pas korrigjimit të kufijve do të kemi probleme më të mëdha, pasi në Kosovë do të mbesin 90 – 100 mijë serb”, duke thënë se koncepti është tërësisht i gabuar./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.