HW

Beqaj: Mosaktivizimi i Speciales, gabimi kryesor i Gjykatës

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Prokuroria Speciale deri më tani ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarëve dhe të të dyshuarve rreth 100 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe ish-eprorë e komandantë, derisa në shtator të këtij viti pritet edhe ngritja e aktakuzave të para, shkruan gazeta “Zëri”.

Politologu Belul Beqaj për “Zërin” ka thënë që vlerëson se Gjykata Speciale e ka zvarritur aktivizimin e vet, me qëllim që të mos ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë. Mirëpo sipas Beqajt, meqenëse kjo Gjykatë tashmë është funksionale, ajo duhet të punojë sipas ligjeve në fuqi.

“Një nga gabimet strategjike të Gjykatës Speciale ka qenë arsyetimi se ata nuk do të aktivizohen me kapacitete të plota, ngase nuk dëshirojnë të ndikojnë në proceset zgjedhore. Besoj se ata, veçmas sponsorizuesit e kësaj Gjykate, e kanë kuptuar gabimin trashanik. Meqë ndërkohë të dyshuarit potencialë janë fuqizuar në raport me Prokurorinë sa për shkak të zbehjes së fakteve dhe të dëshmive, por edhe për shkak se janë fuqizuar edhe në kuptimin e përgjithshëm, veçmas materialisht. Prandaj është stacioni fundit i kësaj odiseade që të bëhet ndryshimi”, ka thënë ai.

Uji Dea

Sipas tij, kjo Gjykatë duhet t’i intensifikojë kapacitetet në funksion të qartësisë politike në Kosovë. “Ndryshimi eventual bëhet vetëm nëse zgjedhësit e kanë të qartë se kush nuk duhet të votohet, prandaj Gjykata Speciale duhet maksimalisht t’i intensifikojë kapacitetet në funksion të qartësisë politike. Do të ishte zgjidhje e kobshme për Kosovën nëse qytetarët nga taktizimi i mëtejmë ose nga mosinformimi t’i zgjedhin të dyshuarit potencialë për ‘Krime të luftës’”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe vlerëson Rreze Hoxha, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, e cila për “Zërin” ka thënë se Prokuroria Speciale ende gjendet në fazën preliminare të hetimeve, prandaj aktualisht nuk mund të predikohet për datën e ngritjes së aktakuzave të mundshme. “Ftesat janë dëshmi e nisjes së procesit të marrjes së informacioneve paraprake. Ende nuk ka asnjë dëshmi se ka filluar proces i hetimit zyrtar, proces ky i cili do të rezultonte në ngritje të aktakuzave. Kjo do të thotë se është ende në fazë të hershme dhe në procedurë penale, kjo njihet si faza e hetimit preliminar. Pra, kur ende nuk ka vendim për hetim, por thjesht mblidhen informacionet fillestare”, ka thënë ajo./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.