Mobi Casa

Beqaj i jep ultimatum KEK-ut për faturat

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka kohë edhe një javë që të dorëzojë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) të gjithë dokumentacionin si është bërë faturimi, mënyra e leximit të njehsorëve dhe shpjegimin për efektet e ndërrimit të njehsorëve.

Ky vendim është marrë pas gjendjes së krijuar në ditët e fundit, ku shumë qytetarë kanë dal të protestojnë kundër faturave të tyre të fundit, meqë, sipas tyre, ato nuk janë reale dhe janë shumëfishuar shumat.

Beqaj ka bërë me dije se kushdo që ka bërë shkelje do të dënohet madje qoftë nevoja edhe me vepër penale, e për të vlerësuar këtë, ai ka krijuar një Komision që do të vlerësojë raportimin.

Nuk ka harruar të përmend edhe një herë se qëllim kanë furnizimin e rregullt me energji dhe fatura të përballueshme për të gjithë qytetarët.

Beqaj thotë se situata që është krijuar i ka shtyrë ata të marrim vendim për rivlerësimin e gjendjes në mënyrë të detajizuar, duke përmendur kështu që tarifat e energjisë nuk janë ngritur që nga vitit i kaluar, dhe kjo nuk mund të qëndrojë si arsye për faturat e larta që u kanë shkuar qytetarëve.

“MZHE-ja pas konsultimeve me nivel qeveritarë ka marrë vendim që të kërkojë një rivlerësim të gjendjes të metalizuar për gjendjen e krijuar deri më tani, ky rivlerësim i gjendjes duhet të bëhet deri në fund të javës së ardhshme, më saktësisht më 16 shkurt 2013, ku KEK-u ka për obligim të na e sjellë të gjithë dokumentacionin relevant për mënyrën e faturimit, mënyrën e leximit të njehsorëve, efektet e ndërrimit të njehsorëve dhe dua të bëjë me dije që asnjë lëvizje në çmime deri më tani në tarifat e energjisë nuk ka pasur, që nga vitit i kaluar, dhe askush nuk mund të arsyetohet se ka pasur një rritje të tillë”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

MZHE-ja ka kërkuar që qytetarëve t’u mundësohet që pagesa e atyre faturave që ata i kontestojnë të bëhet pas vlerësimit të gjendjes.

Gjithashtu, është krijuar një komision i cili do të mbikëqyr procesin e raportimit, komision ky që përbëhet nga MZHE-ja, nga MTI-ja, ZRRE-ja dhe Shoqata e Konsumatorëve.

Ai ka thënë se në rast se evidentohen shkelje të çfarëdo lloji do të marrin masa për të gjithë personat apo institucionet që kanë bërë shkelje.

“Masat nuk mund të them se çfarë do të merren, por do të merren konform shkeljeve që janë bërë dhe do merren masat e duhura. Çfarëdo mase e nevojshme që është për t’u marrë, deri në masa të veprës penale nëse janë bërë vërejtje, ato do të merren”, ka thënë ai.

Beqaj duke siguruar të gjithë qytetarët se nuk do të paguajnë asnjë cent më shumë se që kanë shpenzuar, ka bërë me dije se duhet të paguajnë vazhdimisht ato që realisht kanë shpenzuar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.