United Hospital

Beogradi s’heq dorë nga Asociacioni

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen edhe sot në Bruksel, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për katër çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve, telekomin, energjetikën, Asociacionin e Komunave Serbe dhe të ashtuquajturin “Parku i paqes” në Mitrovicë.Derisa zyrtarët në Prishtinë po presin që nga kjo valë bisedimesh të finalizohet çështja e prefiksit të Kosovës dhe ajo e energjetikës, në Beograd pritjet janë më të mëdha.

Ata presin që sot të detajohen modalitetet që funksionalizojnë Asociacionin e Komunave Serbe, që serbët e quajnë “Zajednica”, madje edhe me fuqi ekzekutive.

Ndërsa analistët janë skeptikë se me Serbinë do të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për çështjet e hapura.

ARKATANA

Kryeministri, Isa Mustafa, ka njoftuar se të hënën do të takohet me Vuçiqin, ndërsa ka bërë me dije se Asociacioni i Komunave, energjia dhe telekomi janë temat që do të vazhdohen të jenë në tavolinë, të njëjtat që i kanë diskutuar javën e kaluar, por pa sukses.

Ndryshe Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, ka thënë se “shqiptarët duhet ta kenë parasysh se Serbia nuk do të heqë dorë nga qëllimi që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca ekzekutive”.

“Ne jemi duke hyrë në bisedime për të zgjidhur dhe për ta detyruar Prishtinën t’i përmbushë obligimet e saj që dalin nga Traktati i Brukselit, i cili është formimi i një komuniteti të fortë të komunave serbe”, ka thënë Gjuriq për mediet serbe. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.