FITORJA

Beogradi nuk duhet t`i pengojë emërtimet e rrugëve në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ne kemi kërkuar edhe më shkrim që në qendër të qytetit të Bujanocit të vendoset shtatorja e heroit tonë kombëtar Skënderbeu thotë Refik Hasani.

Aktivistët e Kosovës Lindore që ndodhen në Gjilan kanë reaguar ndaj deklaratave të ministrit për të drejtat e njeriut Markoviq i cili ka refuzuar dhënien e pëlqimit për ndërrimin e rrugëve në Bujanoc .

Refik Hasani aktivist thotë se kanë kërkuar edhe më shkrim që në qendër të qytetit të Bujanocit të vendoset shtatorja e heroit tonë kombëtar Skënderbeu .

“S`i është e mundur që 30 këshilltarë Komunal shqiptarë të përbëjnë prej 41 këshilltarëve , pra me mbi 80 % , popullatë shqiptare kurse të bartin rrugët , sheshet , bulevardet , shkollat fillore , të mesme e parashkollore si dhe institucionet tjera publike emërtime vetëm nga historia e serbëve” shpreh habinë Hasani.

Mobi Casa

Hasani mendon se në këtë drejtim edhe Serbia duhet të decentralizohet sikur Kosova , prandaj këto kompetenca të emërimeve duhet të jenë sipas të gjitha konventave e akteve ndërkombëtare të nivelit lokal.

“Edhe kjo krahinë shqiptare dëshiron reciprocitet sikur serbët lokal të Kosovës. Serbët në Kosovë bartin emra që vetë i propozojnë . Kjo çka po ndodh është diskriminim tipik klasik sepse ende barten emrat e aprovuar gjatë vitit 2001” tha Hasani.

Sipas Hasanit nëse pushteti shqiptarë në Bujanoc nuk mund të vendos për emrat e shesheve,rrugëve dhe institucioneve tjera,atëherë pse është bërë lufta e UÇPMB-së , marrëveshja e Konçulit , demilitarizimi , amnistia dhe pse janë mbajtur zgjedhjet lokale në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë ,veçmas të dalluara nga qytete tjera të Serbisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.