ARKATANA

Beogradi fal “kafshën” serbe që dogji flamurin shqiptar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjykata e Apelit në Beograd anulloi një vendim prej dy vitesh heqje lirie ndaj kryetarit të huliganëve të Crvena Zvezdas, Ivan Bogdanov, i cili u bë i njohur në udhëheqjen e trazirave që sollën pezullimin e një ndeshje eliminatore të Europianit, midis Italisë dhe Serbisë në vitin 2010.

Si rrjedhojë e dhunës që ai dhe një grup të tjerë huliganësh udhëhoqën në stadiumin “Marassi” të Genoas, ajo ndeshje u pezullua dhe iu dha Italisë në tavolinë me rezultatin 3-0, ndërsa mbi Serbinë u vendos një gjobë e rëndë dhe reduktim pikësh.

Fundamenti

Bogdanov, i arrestuar nga policia italiane, u ndëshkua me tre vjet e tre muaj nga një Gjykatë në Genoa dhe iu hoq e drejta për të hyrë në vend për dhjetë vjet.
I ekstraduar në Serbi, dënimi i tij u shtua edhe me dy vjet heqje lirie, për agresion ndaj forcave të policisë, pas përfundimit të një ndeshjeje kampionati në vitin 2006.

Megjithatë, për shkak të problemeve proceduriale në grumbullimin e provave, Gjykata e Beogradit anulloi vendimin e dy viteve heqje lirie.
Gjithsesi, Bogdanov do të mbetet në burg, duke vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia italiane. Në incidentet e Xhenoas, kryehuligani mbahet mend edhe për djegien publike që i bëri flamurit kombëtar shqiptar në stadium.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.