Bëni mirë të konsumoni kastravec, ja përse
Kastraveci është mjaft i dobishëm për t’u konsumuar. Është i freskët dhe përmban sasi të lartë të ujit. Por ka edhe shumë benefite të tjera që mund të marrim nga kastraveci.
Ja disa prej tyre:Lufton lodhjen: sa herë të ndjeheni të lodhur konsumoni një kastravec. Për shkak të përmbajtjes të lartë të vitaminës B dhe proteinave do ju ndihmojë të qëndroni energjik për një kohë të gjatë.
Një zëvendësues perfekt i kafeinës.Kundër celulitit: reduktoni celulitin në trup duke aplikuar një pjesë kastraveci në zonat ku është shfaqur celulit. Kastraveci mund të ndikojë edhe në reduktimin e rudhave.
Lufton dhimbjen e kokës: hani një kastravec para se të flini dhe do të zgjoheni të freskët dhe të çlodhur. Për shkak të përmbajtjes së vitaminës B kastraveci rregullon nivelin e sheqerit në gjak.Lehtëson stresin: priteni në feta një kastravec dhe vendoseni në ujë të valë.
Kimikatet do të veprojnë së bashku duke nxjerrë avull me aromë të freskët.
Për një frymë të freskët: përtypni disa feta kastravec dhe do të largoni aromat e pakëndëshme në gojën tuaj. Kastraveci mbyt bakteriet përgjegjëse për aromën e keqe të gojës.


