RCCOLA

Benatia: Xherdan Shaqiri i duhet Bayernit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Qendërmbrojtësi maroken i Bayern Munichut, Mehdi Benatia, po shijon pushimet me familjen në Dubai. Por, edhe pse po shijon ditët e pushimit, mediat italiane kanë qenë të interesuara për t’i marrë një intervistë, transmeton Telegrafi.

Për “reppublica.it”, Benatia flet ecurinë e tij te kampioni aktual i Bundesligas, për mesfushorin sulmues shqiptar, Xherdan Shaqirin dhe Romën.

RCCOLA

“Jam shumë i kënaqur me këtë fazë të parë. Në fillim e pata të vështirë, sepse isha i dëmtuar. Shaqiri? Uroj që ai të qëndrojë në Munich. Është një talent dhe kërkues ndaj vetes. Roma? Uroj ta fitojë titullin”, tha Benatia.