UBT

Bën ndeshje vetura diplomatike e Kosovës në Bullgari

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në automjetin e aksidentuar nuk ka qenë ambasadori kosovar, Shpend Kallaba, por vetëm disa zyrtarë të ambasadës, të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Një automjet diplomatik i Ambasadës së Kosovës në Sofje të Bullgarisë është përfshirë në aksident komunikacioni. Vozitësit kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa ambasadori Kallaba, nuk ishte në veturë.

Një automjet i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje të Bullgarisë është përfshirë të enjten në aksident komunikacioni. Siç raporton agjencia bullgare e lajmeve “Focus” automjeti diplomatik është përplasur me një veturë civile, por nuk ka pasur të lënduar.

Eco Higjiena

Siç raporton JNK, në automjetin e aksidentuar nuk ka qenë ambasadori kosovar, Shpend Kallaba, por vetëm disa zyrtarë të ambasadës, të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Sipas Policisë Bullgare, aksidenti ka ndodhur në sheshin “Shipchenski Prohov” në Sofje, por zyrtarët kosovar të ambasadës kanë thënë “nuk ka asgjë serioze”.

“Ka pasur vetëm gërvishtje të automjetit. Makina nuk është dëmtuar dhe nuk ka pasur as të lënduar”, thanë zyrtarë të Ambasadës së Kosovës në Bullgari. Ndërsa Policia bullgare ka deklaruar se vozitësit e dy automjeteve kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital për mjekim.