HW

Ben Meir: Demokracia nuk rrezikohet nga fitorja e Kurtit me 51%, por nga keqpërdorimi i pushtetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, thotë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje me mbi 51 për qind të votave nuk përbën rrezik për demokracinë në Kosovë.

“Demokracia nuk kërcënohet nga një mandat shumice, por nga keqpërdorimi i pushtetit, dobësimi i institucioneve dhe margjinalizimi i opozitës”, ka deklaruar Ben-Meir në një intervistë për “Zërin”.

Sipas tij, problemi nuk qëndron te madhësia e mandatit, por te mënyra e qeverisjes.

“Qeveria duhet të shmangë centralizimin e pushtetit, politizimin e institucioneve dhe ngushtimin e diskursit politik”, thekson ai, duke shtuar se “Kosova nuk mund të qeveriset në një atmosferë të përhershme krize dhe konfrontimi”.

United Hospital

“Kosova është e pavarur dhe duhet të zhvillohet si një tërësi. Sot, shumë të rinj, mjekë dhe infermierë po largohen drejt Evropës në kërkim të pagave më të mira dhe stabilitetit. Ky ikje e trurit është një nga kërcënimet më serioze për të ardhmen e Kosovës. Një qeveri që e mban vendin në tension të vazhdueshëm krijon perceptim të paqëndrueshmërisë dhe rrezikon të thellojë emigrimin dhe stagnimin ekonomik”, ka thënë Ben-Meir për Zeri.info.

Ben-Meir paralajmëron se tensionet e vazhdueshme po e dëmtojnë zhvillimin e vendit. “Ikja e të rinjve, mjekëve dhe infermierëve është një nga kërcënimet më serioze për të ardhmen e Kosovës”, thotë ai, duke theksuar se “një qeveri që e mban vendin në tension të vazhdueshëm rrezikon të thellojë emigrimin dhe stagnimin ekonomik”.

Ai përfundon se Kryeministri Albin Kurti “është zgjedhur për të qeverisur, jo për ta izoluar Kosovën”, dhe se prioritet duhet të jenë “stabilizimi i institucioneve, inkurajimi i investimeve dhe avancimi i integrimit evropian”. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.