RCCOLA

Belgjikë, arrestohet 47-vjeçari shqiptar, i dënuar me burgim të përjetshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Arrestohet në Bruksel një 47-vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Shqipëri në vitin 1992.

Mediat belge bëjnë të ditur se arrestimi është kryer në një kafene në rrugën “Chauss’e de Ninove” të Brukselit. Mediat belge japin vetëm inicialet L.P. dhe bëjnë të ditur se ai kërkohet për një vrasje të kryer 21 vjet më parë. Sipas mediave belge shtetasi nga Shqipëria, 47-vjeçari është mbajtur nën mbikëqyrje që prej 20 dhjetorit të kaluar, ndërsa më pas është kryer ndërhyrja duke e vënë në pranga atë.

Fundamenti

Sipas policisë belge shtetasi me inicialet L.P. kishte udhëtuar drejt Belgjikës me pasaportë false me një identitet të rremë. Ai ka deklaruar para policisë se nuk ka kryer asnjë vrasje në Shqipëri, por shenjat e gishtërinjve ka vërtetuar se bëhej fjalë pikërisht për shtetasin e shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, transmeton “Shekulli”.

Duke iu referuar gjithnjë mediave belge, theksohet se autoritetet e Brukselit kanë njoftuar tashmë organet e drejtësisë në Shqipëri për arrestimin e tij dhe pritet të kryhet ekstradimi. /Telegrafi/