Belgjika fton Januzajn për sfidën kundër Uellsit

Mesfushori kosovar i skuadrës angleze Manchester United, Adnan Januzaj, është ftuar nga trajneri i Belgjikës, Marc Wilmots për ndeshjen kundër Walesit, njoftojnë mediat e huaja të enjten.
Ndeshja ndërmjet Belgjikës e Uellsit zhvillohet më 16 nëntor në kuadër të Grupit B. Januzaj 19-vjeçar për përfaqësuesen belge ka zhvilluar katër ndeshje. Belgjika në dy ndeshje të zhvilluara ka tubuar katër pikë.
Zë vendin e tretë, kurse Uellsi i prin Grupit B, ku bëjnë pjesë edhe Izraeli, Qiproja, Bosnjë-Hercegovina dhe Andorra. /Telegrafi/