United Hospital

Belgët: Januzaj injoron Belgjikën, zgjedh Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Talenti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Derisa mediat britanike po shkruajnë për paraqitjet e shkëlqyeshme të kosovarit me ekipin nga ‘Old Trafford’, shtypi shqiptarë dhe ai blegë ka një hall tjetër.

Mediat në Kosovë, Shqipëri dhe Belgjikë janë të preokupuara se për cilën përfaqësueses do të luaj ish anëtari i Anderlechtit.

Në kohën kur Gianni De Biasi ka shfaqur dëshirën ta ketë Januzajn pjesë të ekipit, uebfaqja belge www.voetbalnieuws.be, ka shkruar se talenti kosovar ka injoron Belgjikën, derisa zgjedh Shqipërinë.

“Januzaj ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë, për shkak të presionit që ka nga babai i tij. Kjo mund të jetë e vërtet pasi ai disa herë ka refuzuar të gjitha kategoritë e Belgjikës”, shkruan www.voetbalnieuws.be.

Fundamenti

Por, kohë më parë, babai i Januzajt, Abedini kishte deklaruar se biri i tij në të ardhmen e afërt nuk do të luajë për asnjë përfaqësuese, pasi është i përqendruar te Manchester Unitedi.

“Askush nuk na ka ftuar nga Shqipëria. Kur të na thërrasin, do t’i refuzojmë. Belgjika mbetet opsion”, kishte deklaruar kohë më parë Abedin Januzaj.

Ndërkohë, selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana i kanë hapur dyert Januzajt në Kombëtaren shqiptare. Që të dy, shpresojnë se kosovari do ta zgjedhë Shqipërinë para Belgjikës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.