ARKATANA

Bekim Sejdiu propozohet për president

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Profesori doktor Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë dakorduar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Abdixhiku ka bërë të ditur para mediave pas takimit me Kurtin se nga 9 korriku janë zhvilluar takime dhe diskutime të vazhdueshme për çështjen e presidentit.

Ai tha se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese dhe se palët kanë qenë të përkushtuara për të gjetur një emër konsensual.

“Nga të gjithë emrat që janë propozuar e shqyrtuar, gjatë diskutimeve tona të përbashkëta jemi dakorduar për një emër e ai është profesor doktor Bekim Sejdiu”, deklaroi Abdixhiku.

Uji Dea

Kreu i LDK-së e vlerësoi lart karrierën e Sejdiut, duke e përshkruar atë si një figurë me përvojë dhe karrierë të shquar.

“Bisedimet nuk ishin të lehta, por ishin shteruese. Kemi qenë të përkushtuar të përcaktohemi për një emër konsensual për president”, tha Abdixhiku.

Takimi i sotëm mes Kurtit dhe Abdixhikut është zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa dakordimi për emrin e kandidatit për president vjen pas disa javësh diskutimesh mes dy subjekteve politike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.