Bekim Isufi vazhdon me Dritën

Gjilan – Befasitë në KF Dritën nuk kanë të ndalur, pas largimit të shumë futbollistëve nga klubi “bardh e kaltër” besnik i mbetët trajneri Bekim Isufi.
Siç bëjnë të ditur zyrtarët e KF Dritës timonieri Bekim Isufi edhe për 6 muaj do t`i prijë këtij klubi në Superligën e Kosovës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet trajneri Bekim Isufi. “Kam vazhduar edhe për 6 muaj me Dritën do të koordinohemi sa më parë që është e mundur për gjithçka jemi marrë vesh dhe brenda disa ditësh do ta qartësomi edhe fondin e futbollistëve”./sylejman ismajli/rajonipress/